Ndërlidhjet

logo-print

Sulmohet zyra e inteligjencës në Afganistan


Afganistan

Afganistan

Së paku katër pjesëtarë të inteligjencës afgane janë vrarë, pasi sulmues vetëvrasës kanë qëlluar zyrat e Departamentit të Inteligjencës në provincën Vardak.

Policia thotë se pesë sulmues janë qëlluar për vdekje, ndërsa mbi 100 persona, shumica nga ta cvilë, janë plagosur.

Ndërtesat dhe dyqanet pranë vendit të ngjarjes raportohet të jenë shkatërruar po ashtu.

Përgjegjësinë për sulmin e kanë marrë militantët talibanë.

Këta të fundit, ashtu si edhe luftëtarët e Al Kaidës, përdorin shpesh Vardakun si portë për të kryer sulme në provincën fqinje të Kabulit.
XS
SM
MD
LG