Ndërlidhjet

Kandidati i Kremlinit pritet të fitojë Moskën


Moskë

Moskë

Kandidati i Kremlinit, Sergei Sobyanin, pritet të fitojë zgjedhjet për kryetar të Moskës.

Sfiduesi i tij kryesor ka qenë Alexei Navalny, udhëheqës i lëvizjes pro-demokratike në Rusi.

Exit pollet, e cituara nga mediat ruse, sugjerojnë se Sobyanin ka fituar 52 për qind të votave, duke siguruar fitore qysh në rrethin e parë.

Rusët kanë votuar të dielën në 33 provinca, për të zgjedhur tetë guvernatorë, 16 asamble rajonale dhe kryetarët e 11 kryeqyteteve rajonale.

Kandidatët pro-Kremlinit pritet të sigurojnë shumicën e zyrave.
XS
SM
MD
LG