Ndërlidhjet

logo-print

Navalni akuzon për manipulim të rezultatit zgjedhor


Kandidati opozitar për kreun e Moskës, Aleksei Navalni

Kandidati opozitar për kreun e Moskës, Aleksei Navalni

Lideri opozitar rus, Aleksei Navalni, ka shprehur dyshimet e tij se rezultati i zgjedhjeve për kreun e Moskës janë falsifikuar.

Navalni i ka bërë këto akuza derisa po afrohet numërimi përfundimtar i votave rezultati i të cilave tregon se kandidati i përkrahur nga pushteti, Sergei Sobyanin ka fituar rreth 51 % të votave, ndërsa Navalni 27 %.

Me mbi 50 të votave të fituara, Sobyanin do të shpallej fitues pa pasur nevojë për një raund të dytë përballë Navalnit.

Aleksei Navalni ka thënë se numërimi i votave është manipuluar ndërsa është kërcënuar se do të realizojë protesta nëse autoritetet nuk tregojnë se Sobyanin ka fituar më pak se 50 %.

Ai ka thënë: “Atë që po ndodhë ne e quajmë falsifikim që po orkestrohet nga zyra e kryebashkiakut të Moskës dhe shtabit zgjedhor të Sergei Sobyanin”.

Pjesëmarrja në zgjedhjet për kreun e Moskës raportohet se ka qenë 26.5%.
XS
SM
MD
LG