Ndërlidhjet

logo-print

Williams e fiton "US Open"


Tenistja amerikane, Serena Williams (Ilustrim)

Tenistja amerikane, Serena Williams (Ilustrim)

Serena Williams e ka fituar garën e “US Open” pasi e ka mundur bjellorusen, Victoria Azarenka në një përballje që ka zgjatur tre sete.

Kjo është hera e pestë që amerikania Williams e fiton titullin e këtij “Grand Slam-i”.

Rezultati i kësaj përballje në stadiumin “Arthur Ashe” ishte 7-5, 6-7 (6), 6-1

Me këtë çmim, Williams e ka fituar titullin “Grand Slam” të 17-in e karrierës së saj.

Williams, e cila gjatë këtij muaji mbush 32 vjeç, është tenistja më e vjetër që e fiton “US Open” në kohën moderne.

Finalja e meshkujve që luhet sot do të jetë në mes të numrit një dhe dy të listës botërore të tenistëve, më sakt serbit Novak Gjokoviq dhe spanjollit Rafa Nadal.
XS
SM
MD
LG