Ndërlidhjet

Ende mungon dëshmia finale për sulmin kimik në Siri


Shefi i stafit në Shtëpinë e Bardhë, Denis McDonough (Ilustrim)
Shefi i stafit në Shtëpinë e Bardhë, Denis McDonough (Ilustrim)
Një këshilltar i lartë i presidentit amerikan, Barack Obama ka thënë se është “mendim praktik” vënia e fajit qeverisë së presidentit, Bashar al Assad për sulmin me armë kimike.

Mirëpo, shefi i stafit, Danis McDonough e ka pranuar se SHBA-të nuk kanë “dëshmi të pakundërshtueshme, përtej ndonjë dyshimi të arsyeshëm” për këtë.

Deklarata e McDonough në një televizion amerikan është bërë pasi administrata e Obamës e ka vazhduar presionin ndaj ligjvënësve për të përkrahur masat që e autorizojnë një operacion ushtarak “të kufizuar” kundër qeverisë siriane.

Dhoma e Përfaqësuesve dhe Senati pritet ta fillojnë debatin formal të hënën, ndërsa mbetët ende e paqartë nëse ka përkrahje të mjaftueshme për ta kaluar këtë kërkesë.

Në një intervistë të fundit dhënë një televizioni amerikan, Assad e ka përsëritur se forcat rebele janë përgjegjëse për sulmin.

Washingtoni thotë se sulmi ka vrarë më shumë se 1400 persona.
XS
SM
MD
LG