Ndërlidhjet

Sot Kosova bëhet pjesë e Korpusit Amerikan të Paqes


(Ilustrim)
(Ilustrim)
Sot nënshkruhet marrëveshja ndërshtetërore me SHBA-të për hapjen e programit të parë të Korpusit të Paqes edhe në Kosovë.

Marrëveshja do të nënshkruhet nga presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga dhe ndihmësdrejtoresha e Korpusit Amerikan të Paqes, Helen Loëman e cila e viziton Kosovën.

Sipas njoftimit zyrtar të presidencës, Kosova do të jetë vendi i 140-të ku do të punojnë vullnetarët amerikanë të korpusit të paqes.

Korpusi i Paqes ka nisur në vitin 1960 kur atëbotë Senatori amerikan, John F Kennedy i ka sfiduar studentët e Universitetit të Michiganit që t’i shërbejnë vendit të tyre me kauzën e paqës duke jetuar dhe punuar në një vend në zhvillim.

Nga ky inspirim është krijuar edhe agjencia e qeverisë federale që i kushtohet paqes botërore dhe miqësisë.

Nga ajo kohë e deri më tash, 210 mijë vullnetarë të Korpusit të Paqes kanë shërbyer në 139 vende mikpritëse ku vullnetarët punojnë në çështje nga sëmundja e SIDA-s, arsimimi, teknologjia informative e deri te mbrojtja e ambientit.
XS
SM
MD
LG