Ndërlidhjet

Sot po mbahen zgjedhjet parlamentare norvegjeze


Kryeministri aktual norvegjez, Jens Stoltenberg duke i japur një taksie në atë që është konsideruar si veprim jo i zakonshëm për fushatë parazgjedhore, 11 gusht 2013

Kryeministri aktual norvegjez, Jens Stoltenberg duke i japur një taksie në atë që është konsideruar si veprim jo i zakonshëm për fushatë parazgjedhore, 11 gusht 2013

Norvegjezët u janë drejtuar kutive të votimit për zgjedhjen e parlamentit të ri që pritet t’i japin të drejtën e qeverisjes partive të qendrës së djathtë.

Kryeministri Jens Stoltenberg është duke kërkuar një mandat të tretë, por sondazhet po japin rezultate që thonë se Partia e tij Liberale dhe aleatët ndoshta nuk do të mund të fitojnë mjaftueshëm mandate për të krijuar qeverinë e re.

Aleanca e tij e majtë është përballur me kritika rreth politikave ekonomike dhe vrasjes së 77 personave, kryesisht përkrahës të liberalëve, në sulmin me bombë dhe armë zjarri nga Anders Behring Beivik në vitin 2011.

Sfiduesja kryesore e tij për postin e kryeministrit është liderja e partisë Konservatore, Erna Solberg.

Një fitore për Solberg mund t’i hapte udhën për tu bërë pjesë e pushtetit edhe Partisë së Progresit që promovon politika kundër imigrantëve.

Breivik më parë ka qenë pjesëtar i kësaj partie.

Partia e Progresit megjithatë e ka dënuar Breivikun dhe qëndrimet e tij.
XS
SM
MD
LG