Ndërlidhjet

Lëndohen 14 pasagjerë të "Thai Airways"


(Ilustrim)
(Ilustrim)
Një aeroplan pasagjerësh ka rrëshqitur jashtë pistës derisa po aterronte në aeroportin kryesor ndërkombëtar të Bankokut.

“Thai Airways” ka thënë se 14 persona janë lënduar derisa kanë dal jashtë aeroplanit.

Sipas njoftimit zyrtar bërë të dielën, aeroplani që është aksidentuar ka pasur 288 pasagjerë dhe 14 pjesëtarë të ekuipazhit.

Raportohet se problemi ka qenë te pajisjet e uljes.

Incidenti ka ndodhur më pak se dy javë pasi 20 pasagjerë dhe pjesëtarët e ekuipazhit janë lënduar kur Thai Airways është përballur me turbulence të mëdha derisa zbriste në aeroportin e Hong Kongut.
XS
SM
MD
LG