Ndërlidhjet

Vritet një zyrtar rus në Abkhazi të Gjeorgjisë


(Ilustrim)
(Ilustrim)
Një zyrtar i konsullatës ruse është vrarë në rajonin e trazuar gjeorgjian të Abkhazisë.

Zyrtarët e policisë në kryeqytetin Sukhumi, kanë thënë se një sulmues i panjohur ka shtënë në drejtim të sekretarit të parë të konsullatës, 36 vjeçarin Dmitry Vishnerev, mëngjesin e së hënës kur ai po nisej drejt punës me veturën e tij.

Bashkëshortja e Vishnerevit që gjithashtu ishte në veturë në momentin e sulmit, nuk është lënduar.

Nuk janë dhënë detaje të tjera për rastin.

Konsullata ruse operon në Abkhazi dhe rajonin tjetër gjeorgjian të Osetisë Jugore për pesë vjet.

Rajonet seperatiste të Gjeorgjisë janë njohur si shtete të pavarura nga Rusia në gusht të vitit 2008, pak kohë pas luftës së shkurtër ruso-gjeorgjiane.
XS
SM
MD
LG