Ndërlidhjet

Gjendet personi që kishte humbur që 4 muaj në Ande


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Një 58 vjeçar nga Uruguai që ishte shpallur i humbur në malet e Andeve nga muaji maj është shpëtuar.

Zyrtarët kanë thënë se Raul Gomez Cincugui është gjetur në një strehë mali të dielën, në 4500 metra lartësi.

Ai është dërguar në spital, ku mjekët kanë thënë se ai është i dehidruar, por në përgjithësi është mirë me shëndet.

Ai thuhet se ka humbur hiq më pak se 20 kg.

Gomez është raportuar i humbur para katër muajsh kur ai udhëtonte me motoçikletë nga Kili për në Argjentinë.

Ai është cituar të ketë thënë se ka provuar ta përfundojë udhëtimin në këmbë pasi motoçikleta e tij ishte prishur, por e kishte humbur orientimin për shkak të të reshurave të mëdha të borës.

Ai ka thënë se ka arritur të mbijetojë duke ngrënë sheqer dhe rrushë të terur që e kishte marrë me veti.

Ai gjithashtu ka thënë se ka pasur raste kur ka ngrënë minj.
XS
SM
MD
LG