Ndërlidhjet

Lavrov: Sulmi amerikan në Siri do shkaktonte "shpërthim të terrorizmit"


(Ilustrim)
(Ilustrim)
Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov ka paralajmëruar se çfarëdo sulmi ushtarak në Siri nga SHBA-të do të shkaktonte një “shpërthim të terrorizmit” dhe do të nxiste një valë të re të refugjatëve.

Ai ka folur pas takimit me ministrin e jashtëm sirian, Ëalid al Muallem i cili po qëndron në Moskë.

Komentet janë bërë në kohën kur presidenti amerikan, Barack Obama po i vazhdon presionet ndaj ligjvënësve amerikan për të siguruar autorizimin për sulm ushtarak kundër qeverisë siriane të cilën e bëjnë fajtor për sulmin kimik në luftën që po zhvillohet në Siri.

Lavrov ka thënë se Rusia është duke i ndërmarrë hapat për të parandaluar atë që ai e ka quajtur “situatë e dëmshme” në Lindje të Mesme.

Ai ka thënë se zgjidhja politike mbetët opsion dhe se regjimi sirian është ende i gatshëm për negociata për paqe.

Muellem i ka përcjellur falenderimet personale të presidentit sirian, Bashar al Assad për homologun e tij rus, Vladimir Putin, për përkrahjen e dhënë deri më tash.
XS
SM
MD
LG