Ndërlidhjet

Ashton përshëndet arritjen e marrëveshjeve Kosovë-Serbi


(Ilustrim)
(Ilustrim)
Përfaqësuesja e Lartë për Politikë të jashtme dhe Siguri në BE, Catherine Ashton ka përshendetur marrëveshjet e arritura mbrëmë.

Përmes një video materiali të postuar në faqen e internetit të Bashkimit Evropian, Ashton ka thënë: “Jam shumë e lumtur që mbrëmë e kemi pasur raundin e 16-të të diskutimeve që prej arritjes së marrëveshjës së prillit. Kryeministrat me ekipet e tyre kanë qenë në gjendje që të finalizojnë marrëveshje të rëndësishme, për telekom dhe energji. I falenderojë për punën e madhe që e kanë bërë ata dhe kolegët e tyre”.

Ashton e ka vazhduar me tëj video mesazhin e saj duke thënë se mbrëmë kanë pasur diskutime të rëndësishme edhe për zgjedhjet lokale të nëntorit.

“Është shumë e rëndësishme që sa më shumë njerëz të marrin pjesë në procesin zgjedhor.Tashmë janë disa çështje praktike që duhet të zgjidhen. Ne kemi punuar shumë me OSBE-në që e luajnë një rol shumë të rëndësishëm për këto zgjedhje, të cilët gjithashtu na janë bashkuar mbrëmë gjatë një pjese të takimit. Unë ju uroj gjitha të mirat gjatë zgjedheve dhe pres me padurim që të vazhdojmë punën së bashku”, ka thënë në fund të mesazhit të saj Ashton.
XS
SM
MD
LG