Ndërlidhjet

Vasiq, zëvendësministre e FSK-së


Zëvendësministrja e sapo emëruar e FSK-së, Jasmina Vasiq.
Zëvendësministrja e sapo emëruar e FSK-së, Jasmina Vasiq.
Jasmina Vasiq është emëruar zëvendësministre e Forcës së Sigurisë së Kosovës, njofton zyra për informim e ministrisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Sipas njoftimit, vendimi është marrë nga kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi përmes së cilit bëhet zëvendësimi i Sllavisha Filipoviqit i cili ka qenë më parë në këtë pozitë.

“Zëvendësministrja Vasiq është banore e Graqanicës, ka të kryer fakultetin ekonomik. Ajo është e nominuar për zëvendësministre nga partia Demokracia Sociale”, thuhet në njoftim të ministrisë së FSK-së.

Njoftimi gjithashtu thotë se “znj. Jasmina Vasiq, sot zyrtarisht e filloi punën e zëvendësministres në Ministrinë e FSK-së. Me këtë rast ajo u zotua se do të bëjë angazhim maksimal në realizimin e detyrave në Ministrinë e FSK-së”.
XS
SM
MD
LG