Ndërlidhjet

Assad: SHBA-të do përballet me gjithçka në rast të sulmit


Presidenti sirian, Bashar al Assad gjatë intervistës për CBS News

Presidenti sirian, Bashar al Assad ka thënë se sulmet hakmarrëse nëse SHBA-të vendos që ta sulmojë Sirinë përmes një sulmi ushtarak “do të merrnin forma të ndryshme”, duke e përfshirë edhe efektet “direkte e jo direkte”.

Gjatë intervistës për “CBS News” që është transmetuar të hënën, Assadi ka thënë se përpos reagimeve direkte, sulmet jo direkte mund të përfshijnë “jostabilitet dhe përhapje e terrorizmit në të gjithë rajonin, diçka që do kishte ndikim në perëndimin, direkt”.

“Duhet të presim më të keqën”, ka thënë Assad gjatë intervistës.

Assadi, i cili ka thënë se Siria e kundërshton përdorimin e armëve kimike, gjithashtu ka thënë se prej çfarëdo sulmi do të përfitonte Al Kaeda në vendin e tij: “Kjo (sulmi) do të ishte përkrahje direkte (për Al Kaedën)”.
XS
SM
MD
LG