Ndërlidhjet

Ende pa marrëveshje mes Kosovës dhe Maqedonisë


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Kosova dhe Maqedonia nuk kanë arritur ende marrëveshje për heqjen e embargos për produktet maqedonase nga pala kosovare dhe largimin e taksës për qytetarët e Kosovës, të cilët hyjnë në territorin e Maqedonisë.

Pas një takimi, i cili u zhvillua të hënën ndërmjet ministres së Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari Lila, dhe ministrit të Ekonomisë të Maqedonisë, Valon Saraçini, është bërë e ditur se është duke u diskutuar për një zgjidhje rreth këtyre problemeve tregtare mes këtyre dy shteteve.

Gjatë një konference për media ata kanë bërë të ditur se dialogu rreth kësaj çështjeje do të vazhdojë në ditët në vazhdim.
XS
SM
MD
LG