Ndërlidhjet

Rusia nis hetimet ndaj rok-grupit amerikan


Jared Hasselhoff
Jared Hasselhoff
Rusia ka nisur hetime kundër anëtarëve të rok-grupit amerikan Bloodhound Gang.

Zëdhënësi i Komitetit Hetues, Vladimir Markin, ka thënë se rasti është hapur “nën akuzat për nxitje të armiqësisë dhe poshtërim të dinjitetit njerëzor”.

Në muajin gusht, zyrtarët rusë të imigracionit u kanë ndaluar pesë anëtarëve të grupit hyrjen në Rusi për pesë vjetët e ardhshëm.

Më 31 korrik, gjatë një koncerti në Odesa të Ukrainës, basisti Jared Hasselhoff ka vendosur flamurin rus nën pantollat e tij.

Atij i është ndaluar edhe hyrja në Ukrainë për pesë vjet pasi, në një koncert në Kiev më 30 korrik, ka urinuar mbi flamurin ukrainas.
XS
SM
MD
LG