Ndërlidhjet

BE: Maqedonia e Kosova të respektojnë CEFTA-n


Zëdhënësi i KE-së, Peter Stano.

Zëdhënësi i KE-së, Peter Stano.

Brukseli ka reaguar të hënën ndaj mosmarrëveshjeve tregtare midis Kosovës dhe Maqedonisë dhe masave të aplikuara nga të dyja palët.

Komisioni Evropian ka kërkuar nga autoritetet e të dyja vendeve që t’iu përmbahen obligimeve të Marrëveshjes për Tregti të Lirë - CEFTA.

“Kërkojmë sqarimin e masave të ndërmarra dhe presim nga të gjitha palët që t’i respektojnë obligimet në kuadër të CEFTA-s”, ka deklaruar për agjencinë MIA zëdhënësi i KE-së, Peter Stano.

Ai nuk ka mundur të thotë nëse BE-ja do të ndërhyjë në tejkalimin e këtij problemi.

Për mosmarrëveshjet tregtare midis Kosovës dhe Maqedonisë mund të lexoni këtu.
XS
SM
MD
LG