Ndërlidhjet

Tahiri: Marrëveshjet vendosin bashkëpunimin ndërshtetëror


Edita Tahiri
Edita Tahiri
Marrëveshjet për telekomunikacionin dhe energjinë janë shumë të rëndësishme për Kosovën, kanë peshë dhe vendosin bashkëpunimin ndërshtetëror midis Kosovës dhe Serbisë, në fushat e telekomunikacionit dhe energjisë.

Kështu ka deklaruar të hënën në Prishtinë shefja e ekiptit kosovar në bisedimet teknike me Serbinë, Edita Tahiri.

“Në bazë të këtyre marrëveshjeve, kemi dhënë premtime se do të vendosim bashkëpunim ndërshtetëror. Në fushën e energjisë, ai do të jetë në përputhje me Marrëveshjen e Athinës, ndërsa sa i përket telekomunikacionit, ai do të jetë në përputhje me standardet ndërkombëtare. Këto marrëveshje do t’i japin fund funksionimit të operatorëve ilgealë”, ka thënë Tahiri.

Kryeministrat e Kosovës dhe të Serbisë, Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq, kanë arritur marrëveshjen për telekomunkacionin dhe energjinë të dielën në Bruksel, në rrethin e 16-të të bisedimeve të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian.

Ndërsa për marrëveshjen për energjinë nuk janë dhënë gati kurrfarë detajesh, në lidhje me atë për telekomin është bërë e ditur se një vend i tretë, anëtar i Bashkimit Evropian, do të konkurrojë tek ITU-ja për kodin ndërkombëtar dhe më pas të njëjtin do t’ia japë Kosovës. Kodi do të aktivizohet vetëm në janar të vitit 2015.

Deri atëherë është thënë se do të vazhdohet me gjendjen ekzistuese, përfshirë edhe operimin e operatorëve të huaj, përkatësisht atij serb në veri.
XS
SM
MD
LG