Ndërlidhjet

Berisha dorëzon dorëheqjen


Sali Berisha
Sali Berisha
Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka dhënë dorëheqje formale nga posti i kreut të qeverisë.

Në takim me presidentin e Republikës, Bujar Nishani, ai ka dorëzuar detyrën e kryeministrit për t’i hapur rrugë krijimit të qeverisë së re.

Nga sot, Berisha është kryeministër në detyrë derisa Nishani të dekretojë kryesocialistin Edi Rama si kryeministrin e ri të Shqipërisë.

Koalicioni i majtë, i udhëhequr nga Rama, ka dalë fitues në zgjedhjet e përgjithshme të 23 qershorit.

Në Shqipëri, të hënën pasdite, është mbledhur për herë të parë kuvendi i ri i dalë nga këto zgjedhje.
XS
SM
MD
LG