Ndërlidhjet

Moskë: Protesta për rezultatin e zgjedhjeve


Moskë, 9 shtator 2013.
Moskë, 9 shtator 2013.
Në sheshin Bolotnaja të Moskës ka nisur tubimi i mbështetësve të udhëheqësit opozitar, Aleksei Navalny.

Ky i fundit ka kërkuar rinumërim të votave nga zgjedhjet bashkiake për Moskën, pasi autoritetet kanë shpallur fitues kandidatin e Kremlinit, Sergei Sobyanin.

Mbështetësit e Navalnyt thonë se ka pasur shkelje që i kanë mundësuar Sobyaninit të fitojë 51.3 për qind të votave - të mjaftueshme për të shmangur balotazhin me Navalnyn, i cili ka dalë i dyti me 27.2 për qind.

Autoritetet e Moskës kanë dhënë leje për tubimin e së hënës, por kanë kufizuar numrin e pjesëmarrësve në 2,500.

Zgjedhjet për kryetar të Moskës janë mbajtur të dielën.
XS
SM
MD
LG