Ndërlidhjet

Daçiq: Marrëveshjet, të rëndësishme për normalizimin


Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq.

Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq.

Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se marrëveshjet me Kosovën për energjinë dhe telekomunkiacionin janë shumë të rëndësishme për normalizimin e jetëve dhe ndërtimin e besimit midis qytetarëve në Kosovë.

Ai ka thënë se duhen punë serioze në organizimin e zgjedhjeve lokale në Kosovë dhe se është e rëndësishme që të gjitha palët të respektojnë detyrimet që parashohin marrëveshjet e arritura në Bruksel.

Dialogu midis Beogradit dhe Prishtinës do të vazhdojë pas zgjedhjeve lokale në Kosovë, ka thënë Daçiq.

Ai i ka bërë këto komente në takim me ambasadorët e Shteteve të Bashkuara, Britanisë së Madhe, Gjermanisë, Francës dhe Italisë në Beograd.

Lexoni edhe këtë.
XS
SM
MD
LG