Ndërlidhjet

logo-print

Rusia i kërkon Damaskut të dorëzojë armët kimike


Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov.

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov.

Rusia i ka bërë thirrje Sirisë që të vërë stokun e saj të armëve kimike nën “kontrollin ndërkombëtar”, për të shmangur sulmet ushtarake.

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, i ka përcjellë propozimin ministrit të Jashtëm sirian, Walid al-Muallem, gjatë bisedimeve në Moskë.

Muallem është përgjigjur duke thënë se “Siria mirëpret nismën ruse”.

Deklarata e Moskës vjen pasi Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka thënë se presidenti sirian, Bashar al-Assad, mund të shmangë sulmet nëse dorëzon të gjitha armët kimike brenda një jave.

Megjithatë, Kerry ka thënë se nuk po bën ofertë.

Assadi ka paralajmëruar pasoja për Uashingtonin nëse nis sulme ushtarake kundër tij.
XS
SM
MD
LG