Ndërlidhjet

Identifikohet një pikturë e re e Van Goghut


Piktura "Sunset at Montmajour"

Piktura "Sunset at Montmajour"

Një pikturë e panjohur më parë e Vincent van Goghut është identifikuar nga Muzeu Van Gogh në Amsterdam.

Sunset at Montmajour, e cila përshkruan pemët, shkurret dhe qiellin, ka kaluar vite në nënçatinë e një koleksionisti norvegjez, të cilit i është thënë se vepra nuk është e mjeshtrit holandez. Ai e ka blerë atë në vitin 1908.

Muzeu ka thënë se piktura është vërtetuar nga letra, stili dhe materialeit fizike që janë përdorur.

Kjo është piktura e parë e plotë e Van Goghut që zbulohet qysh në vitin 1928.
XS
SM
MD
LG