Ndërlidhjet

logo-print

Kryeministri norvegjez pranon humbjen


Kryeministri norvegjez, Jens Stoltenberg.

Kryeministri norvegjez, Jens Stoltenberg.

Kryeministri i Norvegjisë, Jens Stoltenberg, ka pranuar humbjen në zgjedhje dhe ka thënë se do të japë dorëheqje.

Rezultatet e zgjedhjeve të djeshme kanë treguar humbjen e koalicionit të tij, të udhëhequr nga Partia Laburiste, dhe fitoren e aleancës së qendrës së djathtë.

Stoltenberg, i cili ka shërbyer si kryeministër qysh në vitin 2005, ka garuar për mandatin e tretë.

Por, qeveria e tij është përballur me kritika, për shkak të politikave ekonomike dhe masakrës së 77 personave, shumica mbështetës laburistë, nga Anders Behring Breivik, më 2011.

Pushtetin norvegjez tani pritet ta marrë udhëheqja e Partisë Konservatore, Erna Solberg.
XS
SM
MD
LG