Ndërlidhjet

Baku i "ndalon" vizitën delegacionit amerikan


Ilustrim
Ilustrim
Një vizitë e një delegacioni amerikan në Azerbajxhan është shtyrë deri pas zgjedhjeve presidenciale të vendit, të parapara për 9 tetor.

Zëdhënësi i Ambasadës Amerikane në Baku i ka thënë Radios Evropa e Lirë se vizita, e cila do të udhëhiqej nga zëvendësndihmësi i sekretarit amerikan të shtetit, Thomas Melia, është shtyrë me kërkesë të Qeverisë së Azerbajxhanit. Arsye për vendimin nuk janë dhënë.

Delegacioni pritej të arrinte në Baku të hënën, për të vëzhguar përgatitjet për zgjedhjet presidenciale.

Ambasada Amerikane ka shprehur keqardhje dhe ka thënë se do të vazhdojë të monitorojë mjedisin parazgjedhor në Azerbajxhan dhe të inkurajojë zgjedhje të lira dhe të drejta.
XS
SM
MD
LG