Ndërlidhjet

logo-print

Rice: Aksioni në Siri s’do të ishte luftë


Susan Rice

Susan Rice

Këshilltarja për siguri kombëtare e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka thënë se asnjë veprim ushtarak në Siri “nuk do të jetë një tjetër luftë”.

Duke folur në Uashingon, Susan Rice ka thënë se Shtetet e Bashkuara “duhet të marrin masa me kujdes dhe përgjegjësi” për të degraduar kapacitetin kimik të Qeverisë siriane, pas sulmit të dyshuar kimik më 21 gusht.

Ajo ka thënë se Uashingtoni do të vazhdojë të bëjë përpjekje për një rezolutë politike të OKB-së për luftën civile në Siri.

Administrata Obama tenton të bindë ligjvënësit dhe publikun skeptik se sulmet e kufizuara janë në interes të sigurisë kombëtare dhe nuk nënkuptojnë angazhim të stërzgjatur të SHBA-së në një luftë të huaj.
XS
SM
MD
LG