Ndërlidhjet

HRW: Regjimi sirian ka kryer sulmin


Logo e Human Rights Watch
Logo e Human Rights Watch
Human Rights Watch ka thënë se provat sugjerojnë “fuqishëm” se sulmi i 21 gushtit me armë kimike në Siri është kryer nga forcat qeveritare.

Organizata për të drejtat e njeriut, me seli në SHBA, ka thënë se ka arriur në këtë konstatim, pasi ka analizuar të dhënat nga dëshmitarët, mbetjet e armëve që janë përdorur në sulm dhe të dhënat mjekësore për viktimat.

Raporti thotë se agjenti sarin ka shumë gjasa që të jetë përdorur në sulm.

Ai është lëshuar në kohën kur adminisrata Obama kërkon miratimin e Kongresit për operacione të mundshme ushtarake kundër regjimit sirian, për shkak të sulmit kimik.

Administrata Obama është duke shqyrtuar po ashtu propozimin e mbështetur nga Rusia, i cili kërkon nga Siria që të dorëzojë të gjitha armët kimike nën kontrollin ndërkombëtar.
XS
SM
MD
LG