Ndërlidhjet

Beogradi shpërndan kuvendet e 4 komunave serbe


Ilustrim

Ilustrim

Qeveria e Serbisë ka shpërndarë sot kuvendet paralele të katër komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës – Mitrovicë, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok.

Në njoftimin e ekzekutivit serb thuhet se në këto komuna janë emëruar kryetarë dhe anëtarë të organeve të përkohshme.

Qeveria e Serbisë, në seancën e sotme, po ashtu ka formuar një ekip menaxhues për krijimin e asociacionit të komunave serbe në Kosovë.

Ky mekanizëm, i cili ka për qëllim integrimin e serbëve në institucionet shtetërore të Kosovës, parashihet me Marrëveshjen për Normalizim të Marrëdhënieve midis Prishtinës dhe Beogradit.

Serbët e veriut, megjithatë janë shprehur kundër pjesëmarrëjes në zgjedhjet lokale të Kosovës, të parapara për 3 nëntor.
XS
SM
MD
LG