Ndërlidhjet

logo-print

Nishani mandaton Ramën për kryeministër


Edi Rama

Edi Rama

Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, ka mandatuar kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama, për krijimin e qeverisë së re.

Pas emërimit nga ana e presidentit, kryeministri i propozuar dhe qeveria e ardhshme do të votohen në Kuvend.

Koalicioni i majtë, i udhëhequr nga Rama, ka dalë fitues në zgjedhjet e përgjithshme të 23 qershorit.

Po sot, 140 deputetët e rinj të Kuvendit të Shqipërisë do të bëjnë betimin.
XS
SM
MD
LG