Ndërlidhjet

logo-print

Dënohen 4 të akuzuar për përdhunimin në Nju Delhi


Nju Delhi

Nju Delhi

Një gjykatë indiane ka dënuar katër burra për përdhunimin dhe vrasjen e një vajze në Nju Delhi.

Dënimet do të shpallen të mërkurën.

Studentja 23-vjeçare është përdhunuar dhe rrahur nga një bandë burrash, dhjetorin e kaluar, dhe ka vdekur dy javë më vonë.

“Ata duhet të dënohen me vdekje. Në këtë mënyrë do të dërgohej mesazh i fuqishëm te njerëzit dhe askush nuk do të guxonte të kryente krime të tilla barbare”, ka thënë babai i viktimës.

Më 31 gusht, gjykata për të mitur ka dënuar një 18-vjeçar për këtë rast. Pasi ai ka qenë 17 vjeç në kohën e krimit, është dënuar me tre vjet korrigjim.

Një i pandehur i gjashtë është gjetur i varur në qeleinë e tij në muajin mars.

Ky rast i përdhunimit, i cili ka ndodhur në autobusin e qytetit, ka shkaktuar protesta të mëdha në Indi dhe zemërim ndërkombëtar.
XS
SM
MD
LG