Ndërlidhjet

Peshëngritësit jug-koreanë garojnë në Phenjan


Ilustrim
Ilustrim
Peshëngritësit jugkorenaë janë nisur për në në Korenë e Veriut, për të marrë pjesë në një garë rajonale.

Për herë të parë në histori, Phenjani ka lejuar që të ngrihet flamuri i Koresë Jugore nëse ndonjëri nga peshëngritësit e saj fiton medalje, dhe të këndohet himni kombëtar i Jugut nëse ndonjëri atlet fiton medaljen e artë.

Vizita është miratuar nga Ministria e Unifikimit në Seul, pasi Phenjani ka premtuar se garanton siguri për delegacionin jugkorean.

Jugu ka dërguar 22 peshëngritës për të garuar për Kupën e Azisë 2013.

Gara do të mbahet nga 11 deri më 17 shtator në Phenjan.

Dy vendet kanë rifilluar dialogun në javët e fundit, pas disa muajsh tensione.
XS
SM
MD
LG