Ndërlidhjet

Irani “nuk heq dorë” nga programi bërthamor


Presidenti i Iranit, Hassan Rohani.

Presidenti i Iranit, Hassan Rohani.

Presidenti i Iranit, Hassan Rohani, ka thënë se “qeveria e tij nuk do të heqë dorë nga e drejta e popullit për program bërthamor”.

Ai i ka bërë këto komente të martën, në një takim me klerikët.

Rohani ka thënë se vendet perëndimore duhet ta kuptojnë se do të arrijnë “shumë pak sukses përmes sanksioneve dhe presionit” kundër Iranit.

Ai ka thënë se nëse Perëndimi përdor “gjuhën e logjikës, arsyes dhe të mirëkuptimit” në negociatat bërthamore, Teherani është i gatshëm për “gjuhë të urtësisë, maturisë dhe logjikës”.

Ministri i Jashtëm i Iranit, Javad Zarif, do të takojë këtë muaj në Nju Jork shefen e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, për të rifilluar bisedimet mbi programin e diskutueshëm bërthamor të Teheranit.

Perëndimi dyshon se ai ka për qëllim krijimin e armës atomike, por Republika Islamike hedh poshtë akuzat.
XS
SM
MD
LG