Ndërlidhjet

logo-print

Betohen deputetët e rinj të Kuvendit të Shqipërisë


Kuvendi i Shqipërisë

Kuvendi i Shqipërisë

Njëqindedyzet deputetët e rinj të Kuvendit të Shqipërisë, të dalë nga zgjedhjet e 23 qershorit, kanë bërë sot betimin.

Kryetar i Kuvendit është zgjedhur Ilir Meta nga Lëvizja Socialiste për Integrim, e cila është në koalicion me Partinë Socialiste.

"Kuvendi i ri duhet të çojë përpara agjendën evropiane dhe duhet të lëmë pas frymën konfliktuale", ka thënë Meta, raportojnë mediat në Tiranë.

Po sot, presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, ka mandatuar kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama, për krijimin e qeverisë së re.
XS
SM
MD
LG