Ndërlidhjet

Rusia punon me Sirinë për “dorëzimin e armëve”


Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov.

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov.

Rusia thotë se është duke punuar për një “plan të qartë dhe konkret” për vënien e armëve kimike të Sirisë nën kontrollin ndërkombëtar.

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka thënë se Moska është duke diskutuar detajet me Damaskun.

Propozimi për dorëzimin e armëve kimike – i shpallur të hënën për të shmangur sulmet e Shteteve të Bashkuara në Siri – është mirëpritur me kujdes në Uashington.

Presidenti Barack Obama ka shprehur shqetësimin se ideja mund të përdoret si taktikë bllokuese nga regjimi.

Damasku ka mirëpritur nismën, ndërsa opozita siriane ka thënë se është “manovër politike”.

Për më shumë hollësi, lexoni këtu.
XS
SM
MD
LG