Ndërlidhjet

Sobyanin betohet, me gjithë akuzat e opozitës


Moskë
Moskë
Sergei Sobyanin do të inaugurohet për kryetar të Moskës të enjten.

Komisioni Zgjedhor në Moskë ka thënë se rezultatet e zgjedhjeve të 8 shtatorit janë konfirmuar dhe se Sobyanin është shpallur zyrtarisht fitues me 51.37 për qind të votave.

Kandidati i opozitës, Aleksei Navalny, ka dalë i dyti me 27.24 për qind. Ai këmbëngul se zgjedhjet janë manipuluar.

Navalny dhe mijëra mbështetës të tij kanë mbajtur të hënën një protestë në Sheshin Bolotnaja të Moskës.

Sobyanin, i mbështetur nga presidenti rus, Vladimi Putin, ka shërbyer si kryetar i Moskës qysh në tetor të vitit 2010.
XS
SM
MD
LG