Ndërlidhjet

logo-print

Damasku pranon propozimin për dorëzim të armëve


Ministri i Jashtëm sirian, Walid al-Muallem.

Ministri i Jashtëm sirian, Walid al-Muallem.

Qeveria e Sirisë ka thënë se është pajtuar me propozimin për t’i vënë armët e saj kimike nën kontroll ndërkombëtar.

Ministri i Jashtëm, Walid al-Muallem, ka thënë se Damasku ka rënë dakord me iniciativën ruse “për të çrrënjosur agresionin amerikan”.

Më herët, Rusia ka thënë se është duke punuar për një “plan të qartë dhe konkret”. Ministri i Jashtëm, Sergei Lavrov, ka thënë se Moska është duke diskutuar detajet me Damaskun dhe se plani do t’iu prezantohet edhe shteteve të tjera së shpejti.

Propozimi për dorëzimin e armëve kimike – i shpallur të hënën për të shmangur sulmet e Shteteve të Bashkuara në Siri – është mirëpritur me kujdes në Uashington.

Presidenti Barack Obama ka shprehur shqetësimin se ideja mund të përdoret si taktikë bllokuese nga regjimi.
XS
SM
MD
LG