Ndërlidhjet

Sulme në Irak, 14 të vrarë


Bakuba - foto arkivi

Bakuba - foto arkivi

Së paku 14 njerëz kanë humbur jetën nga dhuna në Irak.

Në qytetin Bakuba, shpërthimet e makinave bomba në tregje kanë vrarë së paku 10 civilë dhe kanë plagosur 34 të tjerë.

Policia ka thënë se bomba e fshehur në një kafene në Latifijah, ka shkaktuar vdekjen e katër personave dhe plagosjen e 14 të tjerëve.

Përgjegjësinë për sulmet nuk e ka marrë asnjë grup.

Sipas shifrave të Kombeve të Bashkuara, të lëshuara këtë javë, mbi 4,000 njerëz janë vrarë nga dhuna në Irak vetëm gjatë pesë muajve të kaluar.
XS
SM
MD
LG