Ndërlidhjet

logo-print

Qeveria në Shkup diskuton situatën me Kosovën


Maqedoni

Maqedoni

Qeveria e Maqedonisë është duke mbajtur një mbledhje, në të cilën po shqyrtohet situata e krijuar pas embargos që u ka vënë Kosova të gjitha prodhimeve maqedonase.

Zëdhënësi i Qeverisë, Muhamed Hoxha, ka bërë të ditur se në këtë mbledhje do të shqyrtohen edhe informatat e ministrit të Ekonomisë, Valon Saraçini, pas takimit të djeshëm në Prishtinë më ministraen e Tregtisë, Mimoza Kusari Lila

“Jemi në kontakt të vazhdueshëm edhe gjatë ditës së sotme me atoritetet kosovare për të gjetur një zgjidhje“, ka thënë Hoxha për Radion Evropa e Lirë, pa dhënë detaje të tjera.

Dhjetëra kamionë dhe autobusë nga Maqedonia kanë bllokuar vendkalimet kufitare Kosovë-Maqedoni në Han të Elezit dhe Glloboçicë.

Policia kosovare ka këshilluar udhëtarët që duan të kalojnë kufirin, që të vazhdojnë në këmbë, sepse rruga nuk është e qasshme për makina.

Për më shumë hollësi, lexoni këtu.
XS
SM
MD
LG