Ndërlidhjet

Thaçi informon Quint-in për marrëveshjet e reja


Kryeministri Hashim Thaçi

Kryeministri Hashim Thaçi

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, i shoqëruar nga koordinatori për bisedime, Blerim Shala, ka takuar sot ambasadorët e vendeve të Quint-it, të cilët i ka njoftuar për marrëveshjet e arritura mes Kosovës dhe Serbisë për telekomunikacionin dhe energjinë.

“Arritja e këtyre marrëveshjeve është edhe një hap përpara drejt implementimit të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve në mes dy shteteve”, është thënë në takim.

Në njoftimin e Kryeministrisë thuhet se ambasadorët e vendeve të Quint-it kanë vlerësuar lart përkushtimin e Thaçit dhe të Qeverisë së Kosovës në procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërshtetërore mes Kosovës dhe Serbisë, posaçërisht për arritjen e dy marrëveshjeve të fundit.

Kryeministrat e Kosovës dhe të Serbisë, Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq, kanë arritur marrëveshjet për telekomunikacionin dhe energjinë gjatë takimit të tyre të dielën.
XS
SM
MD
LG