Ndërlidhjet

logo-print

Shtyhet paraqitja e Messit në gjykatë


Sulmuesi i ekipit të Barcelonës

Sulmuesi i ekipit të Barcelonës

Lionel Messi, sulmuesi i ekipit katalanas në futboll, Barcelona së bashku me te atin e tij do të duhet të paraqiten në gjykatë më 27 shtator pasi seanca e planifikuar për javën e ardhshme është shtyrë, njofton një komunikatë e publikuar nga gjykata të martën.

Lojtari më i mirë i botës për këtë vit dhe babai i tij, Jorge Messi, akuzohen se i kanë fshehur mbi katër milion euro duke mbushur gabimisht formularët e taksave nga viti 2006 deri më 2009.

Sulmuesi i Barcelonës dhe babai i tij i kanë hedhur poshtë akuzat.

Ata tashmë i kanë paguar autoriteteve në Spanjë pak më shumë se pesë milion euro.

Sipas zyrës së prokurorit për krimet e taksave në Kataloni, të ardhurat e fituara nga shitjet mbi të cilat ka të drejtë autori Messi janë fshehur duke shfrytëzuar disa kompani në Uruguai, Belize, Zvicër dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Ai është banor i Barcelonës që prej se i është bashkuar akademisë së klubit në vitin 2000, ndërsa pesë vjet më pas e ka marrë edhe nënshtetësinë e Spanjës.

“Unë kurrë nuk merrem me këto gjëra (taksat) vet dhe as babai im”, ka thënë Messi në muajin korrik.
XS
SM
MD
LG