Ndërlidhjet

Social demokratët çek mund të fitojnë zgjedhjet


Kabineti i fundit qeveritar çek (Ilustrim)

Kabineti i fundit qeveritar çek (Ilustrim)

Social-demokratët do t’i fitojnë zgjedhjet e tetorit në Republikën Çeke, sipas një sondazhi të publikuar nga televizioni publik i këtij vendi.

Social demokratët pritet të fitojnë deri në 28 % të votave, ndërsa pas tyre janë komunistët me 15.5 %, thuhet nga agjencia “TNS Aisa” e cila e ka realizuar sondazhin për televizionin çek.

Kjo parti premton se do të realizojë planet për futjen e Çekisë në eurozonë dhe rritjen e taksave për kompanitë e mëdha dhe ata që marrin rroga të mëdha.

Partia e qendrës së djathtë, TOP09 e ish ministrit të jashtëm, Karel Schëarzenberg del e treta me radhë me 13 %, ndërsa partneri i tyre në qeverinë që ra në muajin qershor, “Demokratët Qytetar”do të marrin 9.52%
XS
SM
MD
LG