Ndërlidhjet

logo-print

Pahor: Dialogu i rëndësishëm për të ardhmen evropiane


Presidentja e Kosovës e ka pritur në zyren e saj, homologun slloven, Borut Pahor

Presidentja e Kosovës e ka pritur në zyren e saj, homologun slloven, Borut Pahor

Dialogu Kosovë Serbi është i rëndësishëm për të ardhmen evropiane të të dyja vendeve ka thenë në Kosovë, presidenti i Sllovenise në fillim të vizitës së tij dy ditore në Kosovë.

“Unë dua të them se ky është procesi më pozitiv, një arritje mbresëlënëse, është shfaqur urtësi, kurajo dhe vullnet politik për një zgjidhje paqësore të çështjeve të pazgjidhura në Ballkanin Perëndimor. Në këtë kuptim, unë përgëzoi drejtuesit e të dy vendeve dhe popujve të të dyja vendeve” ka thënë Pahor.

Ndërkaq Prishtinën, tha ai po e viziton me qëlim përforcimin e marrëdhënieve miqësore në të gjitha nivelet.

Këto komenti i ka bërë presidenti slloven pas takimit me presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga e cila e ka ftuar atë në Kosovë.

Udhëheqësja e shtetit kosovar e ka falenderuar homologun slloven në ndihmën që Sllovenia ja ka dhënë Kosovës, duke nisur nga njohja e Kosovës, vendosjes së marrëdhënieve diplomatike e deri te bashkëpunimi ndërshtetëror.

“Të dy shtetet tona janë shembull i mirë i bashkëpunimit, faktor i paqes dhe stabilitetit. Presidentin Pahor e kam falenderuar për kontributin e Slovenisë në misionet e UNMIK-ut, EULEX-it dhe KFOR-it. Ne kemi treguar gatishmëri që marrëdhëniet e të dyja vendeve tona të forcohen edhe më, sidomos në aspektin e ekonomisë dhe të ketë më shumë investime”, ka thënë presidentja e Kosovës.

Borut Pahor do qëndrojë edhe nesër në Kosovë , ndërsa tashmë është takuar edhe me kryetarin e parlamentit, Jakup Krasniqi.

Gjatë vizitës zyrtare, përpos takimeve me zyrtarët më të lartë vendor, ai do të takohet dhe me përfaqësuesit e opozitës dhe shoqërisë civile.

Në agjendë të Pahorit, janë edhe disa takime me përfaqësuesit e komunitetit ndërkombëtar.
XS
SM
MD
LG