Ndërlidhjet

Irani i gatshëm për marrëveshje për programin bërthamor


Presidenti iranian, Hassan Rohani (Ilustrim)

Presidenti iranian, Hassan Rohani (Ilustrim)

Presidenti iranian, Hassan Rohani ka thënë se vendi i tij është i gatshëm që të arrij marrëveshje me fuqitë botërore rreth programit të saj bërthamor, por koha është e kufizuar.

Rohani ka thënë se Irani “është i gatshëm për një lojë ku të gjithë dalin fitues”.

Në deklarimin e tij që është cituar nga agjencia iraniane e lajmeve, IRNA, Rohani ka kërkuar nga perëndimir që të ndryshojë politikën e tij, duke e përfshirë edhe heqjen e sanksioneve ekonomike kundër Iranit për shkak të programit bërthamor të saj.

Ai ka thënë se “puna” e arritjes së marrëvëshjes bërthamore “nuk mund të bëhet pa respekt”.

Komentet e Rohanit janë bërë në kohën kur ai po përgatitet për të shkuar në Neë York për t’iu drejtuar Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Irani gjithëmonë i ka hedhur poshtë akuzat e perëndimit se në mënyrë të fshehtë është duke zhvilluar armë bërthamore.
XS
SM
MD
LG