Ndërlidhjet

Pakistani i gatshëm të lirojë numrin 2 të talibanëve


Fotografi arkivi e Mullah Abdul Ghani Baradar,

Fotografi arkivi e Mullah Abdul Ghani Baradar,

Një zyrtar i lartë pakistanez ka thënë se Islamabadi është i gatshëm të lirojë numrin dy të talibanëve, Mullah Abdul Ghani Baradar si përpjekje për t’i dhënë fund gati 12 vjet të luftës në shtetin fqinj, Afganistan.

Neogociatorët e paqës të qeverisë afgane rregullisht kanë kërkuar lirimin e Baradarit, zyrtari më i lartë i talibanëve që është arrestuar në Pakistan.

Sartaj Aziz, që është këshilltari për punë të jashtme i kryeministrit pakistanez, Naëaz Sharif, ju ka thënë agjencive perëndimore të martën: “në parim, ne jemi pajtuar që ta lirojmë atë. Koha e lirimit tashmë është duke u diskutuar. Mesiguri se lirimi do të ndodh së shpejti…ndoshta këtë muaj”.

Aziz ka thënë Baradar do të lirohet në Pakistan, por ai nuk do ju dorëzohet afganëve, ashtu siç ka shpresuar Kabuli.
XS
SM
MD
LG