Ndërlidhjet

Remini e sqaron pse u largua nga "Scientology"


(Ilustrim)
(Ilustrim)
Aktorja amerikane, Leah Remini e njohur për rolin në serialin, “The King of Queens” është një nga personat e njohur që kanë hequr dorë nga kisha e “Scientology”, ku bëjnë pjesë edhe jo pak yje të tjera të Hollywood-it, si Tom Cruise dhe John Travolta.

Ajo i ka thënë moderatores dhe aktores së njohur amerikane, Ellen DeGeneres se ajo dhe familja e saj nuk mund të bënin më pjesë në këtë kishë, edhepse vendimi ka qenë arsyeja pse ka humbur miqtë e saj, raporton Reuters.

“Me kalimin e kohës sytë e mi u hapën dhe unë thjeshtë s’mund të rrija në atë organizatë, njejtë është ndjerë edhe familja ime, prandaj ne u larguam”, ka thënë Remini gjatë emisionit “Ellen” që udhëhiqet nga aktorja, Ellen DeGeneres

Ajo më pas ka sqaruar se është urdhër në këtë religjion që njihet në pak vende të botës se kur dikush largohet nga kisha, atëherë pjesëtarët e tjerë të “Scientology” duhet të shkëpusin të gjitha kontaktet me personin që është larguar.
XS
SM
MD
LG