Ndërlidhjet

Progresi i ngadaltë në Rio i siguroi Tokios të drejtën për LO


(Ilustrim)
(Ilustrim)
Janë konfirmuar shqetësimet se progresi i ngadalsuar i Rio de Janieros në përgatitjet për Lojrat Olimpike që do mbahen në këtë vend në vitin 2016 mund të kenë luajtur rol vendimtar pse Komiteti Olimpik Ndërkombëtar ka vendosur t’ia jap Tokios të drejtën që të jetë mikpritëse e Lojrave Olimpike të vitit 2020.

Tokio ka qenë në garë së bashku me Stambollin e Turqisë dhe Madridin e Spanjës.

Këtë ja ka thënë agjencisë së lajmeve Reuters, zëvendëspresidenti i sapo zgjedhur i KON-it, John Coates, të martën.

Derisa Coates ka thënë se është “vetëm çështje kohe” para se një vendi mysliman t’i jepet e drejta për të organizuar Lojrat Olimpike, ai ka shtuar se frika nga progresi i ngadalsuar në Rio mund t’i ketë ndihmuar Tokios për ta fituar të drejtën për Lojrat e vitit 2020.
XS
SM
MD
LG