Ndërlidhjet

logo-print

Kërkohet dënim me vdekje për dhunuesit indianë


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Një gjykatë indiane ka vazhduar me dorëzimin e argumenteve për dënimin që pritet t’iu jepet katër personave që janë shpallur fajtor në një rast të përdhunimit në grup.

Prokuroria ka argumentuar të mërkurën se “brutaliteti ekstrem” i këtij krimi e ka shokuar “ndërgjegjën kolektive” të Indisë dhe kjo e arsyeton dënimin me vdekje.

Dënimi mund të ndahet gjatë ditës.

Katër personat e akuzuar janë shpallur fajtor të martën.

Ata i hedhin poshtë akuzat.

Në gusht, një gjykatë e ulët e ka dënuar një 18 vjeçar që e shënonte verdiktin e parë të këtij rasti.

Për shkak se ai ka qenë 17 vjeçar gjatë kohës kur e kanë kryer krimin, ai është dënuar me tre vjet qëndrim në një shtëpi rehabilituese.

I akuzuari i gjashtë është gjetur i varur në burg, gjatë muajit mars.
XS
SM
MD
LG