Ndërlidhjet

Kina investon 3 miliardë dollarë në Kirgizstan


Presidenti Xi Jinping është pritur me nderime të larta shtetërore në Kirgizstan

Presidenti Xi Jinping është pritur me nderime të larta shtetërore në Kirgizstan

Një deklaratë e përbashkët për partneritet strategjik është një nga shumë marrëveshjet e arritura që janë nënshkruar pas bisedimeve në Bishkek ndërmjet presidentit kinez, Xi Jinping dhe homologut të tij Kirgiz, Almazbek Atambaev.

Ky i fundit ju ka thënë reporterëve të mërkurën se dokumentet e nënshkruara gjithashtu përfshijnë marrëveshje për ndërtimin e tubacioneve të gazit natyral në Kirgizstan, bashkëpunimi në sektorin e shëndetësisë, rindërtimi i termocentralit në Bishkek, ndërtimi i një autostrade që e lidhë veriun dhe jugun e këtij shteti dhe kredi në vlerë prej 10 milionë dollarëve për Kirgizstanin.

Vlera totale e investimeve kineze që përfshihen në dokumentet e nënshkruara arrijnë shumën 3 miliardë dollarë.

Xi ka arritur në Bishkek të martën për një vizitë katër ditore.

në Bishkek, Xi gjithashtu do të marrë pjesë në samitin e Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait që është paraparë për të premtën.
XS
SM
MD
LG