Ndërlidhjet

Barroso: Ishte BE-ja ajo që bëri Kosovën dhe Serbinë të arrijnë marrëveshje


Presidenti i Komisionit Evropian, Hose Manuel Barroso
Presidenti i Komisionit Evropian, Hose Manuel Barroso
Presidenti i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso, ka përmendur rolin e BE-së në afrimin e atyre që ai i cilësoi si “armiq të dikurshëm”.

“Paqen nuk duhet ta marrim si të mirëqenë. Duhet të kujtojmë se për shkak të Evropës, armiqtë e dikurshëm tani ulen në një tavolinë dhe punojnë së bashku. Është pikërisht oferta për një perspektivë evropiane ajo që bëri Serbinë dhe Kosovën të arrijnë një marrëveshje, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian”, ka thënë Barroso.

Në fjalimin e tij vjetor në Parlamentin Evropian në Strasburg, Barroso ka thënë se Evropa së fundi ka pranuar “lavdata dhe vlerësime pozitive” për reformën e saj dhe shpreson që ta tejkalojë krizën e saj të borxheve vitin e ardhshëm

Ai ka kërkuar gjithashtu progres të shpejtë në krijimin e unionit bankar të BE-së, që konsiderohet i rëndësishëm në stabilizimin e sistemit financiar të Brukselit.

Udhëheqësi i krahut ekzekutiv të BE-së, ka thënë të mërkuren se Unioni i 28 shteteve duhet patjetër ta kompletojë projektin “që të sigurohet se taksapaguesit nuk do jenë të parët që do të paguajnë” kur bankat dështojnë.

Parlamenti pritet që të enjtën të votojë në legjislacionin i cili do e krijojë të parin nga tre shtyllat e unionit bankar, një trup i centralizuar që do i kontrollojë bankat e mëdha.
XS
SM
MD
LG