Ndërlidhjet

Arrestohen pesë persona, ndër ta edhe dy policë


(Ilustrim)
(Ilustrim)
Dy pjesëtarë të policisë së Kosovës janë në mesin e pesë të arrestuarve më urdhër të një prokurori të EULEX-it nga ekipi mobil, njofton misioni evropian për sundim të ligjit në Kosovë.

“Të dyshuarit janë arrestuar për një numër të akuzave, duke përfshirë ato për Shpërdorim të pozitës zyrtare, Marrje të mitos, Ushtrim të ndikimit, Dhënie të ndihmës kryerësve të veprës pas kryerjes së veprës, Shkaktim të rrezikut të përgjithshëm dhe Zhvatje”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e EULEX-it.

Njoftimi gjithashtu thotë “me urdhër të gjykatës janë bastisur zyrat dhe banesat private të disa prej personave të arrestuar”.

Arrestimet janë kryer nga EULEX-i duke e pasur edhe bashkëpunimin e Inspektoratit Policor të Kosovës dhe Policinë e Kosovës.
XS
SM
MD
LG